Mendohet shkëmbimi në merkato, dëshira e Juventusit mund të realizohet nga… Dibala

Kur shumë klube kanë nisur të bëjnë transferimet e para apo edhe të projektojnë transferimet e para në këtë merkato janari, Real Madridi duket se po i hedh sytë nga merkatoja e verës. ‘Los Blancos’ po mendojnë që këtë sezon ta përfundojnë me një pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve dhe në verë, të bëhen të tjera përforcime.

Në listën e dëshirave të shumta të Florentino Perezit, është shtuar edhe një emër i ri dhe bëhet fjalë për Paolo Dibalën. Në fakt, kjo nuk është një dëshirë e re e Realit, por madrilenët po mendojnë se mund të arrihet shumë lehtë në verë dhe duket se ka marrë prioritet transferimi i tij në ‘Santiago Bernabeu’.

Për të arritur te shërbimet e argjentinasit, kartonin e të cilit Juventusi e vlerëson në 130 milionë euro, Reali po përgatit t’i ofrojë bardhezinjve dëshirën e madhe që ata kanë, Iskon. Ky i fundit nuk po kalon një moment të mirë në Spanjë dhe Juventusi shihet si ekipi ideal ku mund të rikthehet në nivele të larta sërish, sidomos pas transferimi të Ronaldos. Megjithëse vera ka ende kohë sa të vijë, në Madrid kanë nisur hipotezat, ndoshta edhe të çuditshme. /Erjon Allaraj-VipSport.al/