Mavraj debuton me fitore, ‘merr hak’ ndaj Zenelit

Mërgim Mavraj ka debutuar me fanellën e Ingolshtadit, duke marrë një fitore në miqësoren ndaj Herenvenit me rezultatin 3-4. Në këtë ndeshje me shumë gola, titullarë kanë qenë dy shqiptarët, ku për Ingolshtadin ka luajtur Mavraj, ndërkohë që nga ana tjetër ishte edhe Arbër Zeneli.

Të parët në avantazh kanë kaluar gjermanët me anë të Diavusie, ndërkohë që Vlap ka arritur të barazojë. Në pjesën e dytë, ka qenë pikërisht Zeneli ai i cili ka përmbysur në 2-1, ndërkohë që Benskop ka shënuar golin e barazimit. Sërish ka qenë Vlap ai që ka shënuar për holandezët për 3-2, para se Kutske të shënonte dy gola të tjerë.

Këtë fitore ndaj Herenvenit, Mavraj mund ta konsiderojë edhe si një hakmarrje për humbjen që Shqipëria pat pësuar nga Kosovës me rezultatin 3-0, ku Zeneli ishte ai që dhuronte spektakël. /Erjon Allaraj-VipSport.al/