Maksi Lopez ‘tërbon’ Ikardin: Më telefonon Uanda kur nuk është ai

Historia e famshme Maksi Lopez-Ikardi-Uanda Nara është rikthyer edhe njëherë tjetër në skenë dhe është pikërisht Maksi Lopez, ai i cili ka zbuluar detaje të cilat ndoshta edhe nuk do t’i pëlqejnë kapitenit të Interit. Sulmuesi që aktualisht luan me skuadrën e Vasko De Gamas, ka folur në lidhje me marrëdhënien që ka me Uandën, bashkëshorten e Ikardit dhe fëmijët e tij.

Ai shprehet se Uanda e telefonon shpesh kur nuk është Ikardi, por vetë Maksit i interesojnë vetëm fëmijët të cilët po i rrit ish-shoku i tij i fëmijërisë dhe ish-bashkëshortja e tij, Uanda Nara.

“Për Uandën ndjej vetëm keqardhje, duke qenë se nuk di të jetë një nënë e mirë, ndërsa pjesa tjetër nuk më intereson pasi është e martuar dhe të bëjë çfarë të dojë. Kur Ikardi është në grumbullim, ajo më telefonon shpesh mua, por nuk bie në lojën e saj. Dua vetëm që të takoj fëmijët e mi dhe të di që po rriten mirë.

Ikardin e kam takuar vetëm në fushën e blertë dhe e kam thënë publikisht se çfarë i kam thënë Ikardit aty. Më vjen keq që nuk e përsëris dot, pasi Uanda më ka thënë se nuk i shoh më fëmijët nëse e përsëris”, u shpreh Lopez. /Erjon Allaraj-VipSport.al/