Lika i kënaqur: Vllaznia ka nevojë për përforcime, Ignatin e presim

Vllaznia luajti miqësoren e parë në kuadër të fazës përgatitore dimërore dhe trajneri Lika u shpreh pas ndeshjes se djemtë kanë ende shumë punë, por në përgjithësi mbeti i kënaqur nga reagimi i skuadrës në fushën e blertë. Në një prononcim për mediat pas miqësores me Lacin, Lika tha: “Jam i kënaqur, si me pjesën e parë dhe aktivizimin e titullarëve, ashtu edhe në pjesën e dytë me lojtarët e stolit. Mendoj se skuadra është duke e përballuar më së miri fazën, ndërsa kemi ende shumë punë përpara për të qenë gati në ndeshjet zyrtare, duke filluar që nga Kupa e Shqipërisë me Lacin, të cilën do ta zhvillojmë në 23 janar”.

Sa i përket merkatos apo largimeve si është ai i rumunit Ignat që nuk po duket në stërvitje, trajneri shkodran shtoi: “Ignat ka kontratë me ne dhe unë e pres që të rifillojë stërvitjen me grupin. Kaq mund të them për këtë rast, ndërsa merkato është e domosdoshme, sigurisht nëse do të ketë ndonjë elementë që do të bëj diferencën”.

Lidhur me rivalitetin, trajneri Hasan Lika e parashikon edhe më të fortë pjesën e mbetur të garës dhe sipas tij: “Natyrisht që do të ketë rivalitet, madje do të jenë ekipet si: Erzeni, Dinamo e Besëlidhja ato që do të tentojnë të na prishin punë në rrugën drejt objektivit”.

E.S./Vipsport.al/

 

more recommended stories