Levante piketon largimet e janarit, merret dhe vendimi për Sadikun

Levante ka nisur nga puna duke u përgatitur për pjesën e mbetur të sezonit dhe në merkato, pritet që të ketë edhe dy afrime të reja në skuadër. Kështu, drejtuesit po mendojnë fillimisht që të largojnë dy futbollistë, e më pas të nisin duke afruar të tjerët.

Pak ditë më parë, ishte Federata Spanjolle ajo e cila nuk e lejonte Levanten që të huazojë Sadikun, por mundet vetëm ta shesë përfundimisht. Kjo zgjidhje, duket se nuk i ka pëlqyer drejtuesve të Levantes, pasi ata duan ta kenë në skuadër bomberin shqiptar. ‘Marca’ raporton se Sadiku nuk do të largohet në merkaton e janarit, pavarësisht se për të ka disa oferta nga kampionati zviceran.

Kështu, janë piketuar edhe dy largimet e mundshme dhe bëhet fjalë për Samu Garsian që trajneri Pako Lopez nuk e ka në planet e tij dhe për Sheik Dukure, të cilin drejtuesit e Levantes duan ta huazojnë, duke qenë se e shohin si një futbollist me perspektivë për të ardhmen. /Erjon Allaraj-VipSport.al/