Lajm i trishtë për futbollin shqiptar, ndërron jetë ish-portieri i Kombëtares

Futbolli shqiptar është goditur sot nga një lajm i trishtë, duke qenë se ish-portieri i Kombëtares, Mikel Janku. I lindur në vitin 1941 në Tiranë, ish-portieri i Shqipërisë ka mbrojur njëkohësisht edhe portën e Partizanit, duke arritur të fitojë disa trofe me të kuqtë.

Karriera e 78-vjeçarit nisi herët por në fakt larg futbollit, duke qenë se ishte një aviator dhe ushtarak, para se të niste karrierën si futbollist. Pas shkëputjes nga futbolli i luajtur, Janku ia kushtoi jetën e tij sërish sportit, por këtë herë si gazetar dhe si opinionist.

Me Kombëtaren arriti të luante vetëm 3 vite, duke debutuar në një ndeshje ndaj Holandës, ndërkohë që kishte mundësi të luante edhe ndaj Gjermanisë, apo edhe Jugosllavisë dhe pikërisht pas një ndeshjeje ndaj këtij ekipi, Janku u largua edhe nga Kombëtarja. /Erjon Allaraj-VipSport.al/