Kukësi çuditi turqit: Portierin e parë e kishin edhe portier të tretë

Miqësorja e luajtur nga Kukësit përballë Bashakshehir në Antalia ka tërhequr vëmendjen e mediave turke, të cilat kanë ndjekur me interes sfidën që luajti skuadre cila ka dominuar kampionatin në këtë sezon në Turqi. Por ajo që u ka tërhequr shumë prej tyre vëmendjen në përfunduar me rezultatin 2-1, ishte situata e portierëve të skuadrës shqiptare dhe kanë theksuar faktin se verilindorët kishin vetëm 2 të tillë në dispozicion.

Titullari i Kukësit siç dihet, është Stivi Frashëri, ndërsa zëvendësuesi i tij është Faton Maloku. Megjithëse i gatshëm për verilindorët ishte edhe Basha, gazetarët turq të ndodhur në kompleksin sportiv gjatë ndeshjes, tregojnë se ishte Frashëri ai i cili u rikthye sërish në fushën e blertë.

Kështu, Frashëri ka luajtur titullar në pjesën e parë ndaj Bashkashehir ndërsa Maloku është aktivizuar në të dytën. Por një dëmtim i portierit nga Kosova, ka detyruar Kukësin të bëjnë zëvendësim përsëri duke hedhur në fushë për të mbyllur ndeshjen portierin e tretë… Frashërin. Sigurisht që kjo është cilësuar një situatë e pazakontë nga mediat turke që ndoqën dhe pasqyruan ndeshjen, ndërsa te Kukësi ndezi kambanat e alarmit duke llogaritur se tashmë në Turqi në formë optimale ka vetëm Frashërin. /vipsport.al