Kukësi barazon me Rostovin, Çyrbja shënon sërish për veriorët

Kukësi ka barazuar 1-1 në miqësoren e dytë në tokën turke, ku përballë kishte rusët e Rostovit. Pas humbjes 2-1 ndaj Bashakshehirit, verilindorët kanë marrë një rezultat pozitiv. Goli i barazimit u shënua nga Çyrbja në fundin e pjesës së parë, pasi rusët kishin shënuar me Gulevskin. Futbollisti shijakas shënoi edhe në humbjen 2-1 me Bashakshehirin.

Trajenri Armando Cungu kishte bërë disa ndryshime në krahasim me ndeshjen e fundit ndaj Bashakshehirit. Titullar në sulm ishte Vasil Shkurtaj, që la në stol Rexhinaldon.

 

Titullar luajti edhe mbrojtësi Rrumbullaku, ndërkohë që Ethemi e nisi nga stoli në mesfushë.

Kukësi: Frashëri, Shameti, Cuculi, Rrumbullaku, Maliqi, Kordeiro, Rroca, Dzaria, Limaj, Çyrbja, Shkurtaj. Trajner. Armando Cungu.