Krizë financiare edhe te Arsenali, Emeri e pranon: Nuk blejmë dot, na duhen huazime

Me sa duket te Arsenali nuk kanë bërë mirë llogaritë mes blerjeve të viteve të fundit, rrogave të larta, fitimeve të pritshme pa Ligën e Kampioneve dhe kërkesave të UEFA-s për të ruajtur bilancet mes fitimeve dhe humbjeve. Trajneri Unai Emeri ka deklaruar sot se klubi e ka të pamundur të bëjë lojtarë në janar dhe do të mundohet të ndryshojë diçka në përbërjen e ekipit nëse arrin të sigurojë një huazim cilësor.

Denis Suarez është objektivi kryesor i “topçinjve” gjatë muajit janar, por nuk do të jetë e thjeshtë të afrohet mesfushori pasi Barcelona synon të shesë lojtarin e jo ta huazojë me të drejtë blerje në fund të sezonit.

“Nuk mund të firmosim me lojtarë, mundemi vetëm që të huazojmë të tillë”, tha Emeri. “Nuk e di situatën e Suarez, por vetëm mund të marrim lojtarë në huazim, ndaj klubi po bën maksimumin duke punuar për të gjetur lojtarë që të na ndihmojnë”, tha ai. /vipsport.al/