Kriza financiare në të parën, trajneri Plori: Vuajnë klubet që s’kanë president

Në Kategorinë e Parë ka shumë probleme me financat, e sidomos këtë sezon ku shumë ekipe kanë bojkotuar stërvitjen, madje nga të dyja grupet A dhe B. Një situatë jo të mirë kanë përjetuar edhe matjanët e Burrelit. Sipas trajnerit të tyre, Elvis Plori, i cili ka drejtuar disa ekipe dhe e njeh mirë këtë kampionat, arsyeja kryesore është që skuadrat ndiejnë mungesën e një presidenti që investon konstant.

Lidhur me situatën në skuadrën e tij dhe jo vetëm, Ploti në prononcimin e tij dhënë për “Rtshsport”, ka pohuar: “Kemi pasur probleme, por na duhen mbrojtës, mesfushorë dhe sulmues. Dua lojtarë që të kenë autoritet dhe t’i përshtaten Kategorisë së Parë. E rëndësishme është që në klub të jenë korrekte, sepse e dijmë të gjithë që në Shqipëri ka shumë probleme në aspektin financiare, sidomos klubet që nuk kanë president”.

“Me ardhjen time në krye të Burrelit, problemet financiare janë zgjidhur. Bashkia është më korrekte edhe në saj të buxhetit sepse dihet që ato lëvrohen në janar e mbrapa. Mendoj se edhe lojtarët do të japin më shumë duke qenë se pagesat do të jenë korrekte”, – ka theksuar në mbyllje të prononcimit të tij trajneri i skuadrës së Burrelit, Elvis Plori.

E.S./Vipsport.al/

more recommended stories