Kamza zyrtarizon afrimin e radhës, firmos me portierin Elidon Selaci

Pas sulmuesit Izazola, Kamza ka bërë afrimin e radhës. Bëhet fjalë për portierin Elidon Selaci, 28-vjeçarin që në të kaluarën është aktivizuar kryesisht me skuadra të Kategorisë së Parë. Është një rikthim për të, sepse fanellën e Kamzës e ka veshur edhe më parë.

Tani ai është bashkuar zyrtarisht me Kamzën në Superiore. Lajmin e bën të ditur vetë klubi kamzali, që sqaron se Selaci ka firmosur një kontratë njëvjeçare.

Ja çfarë shkruan Kamza në faqen e saj:
Elidon Selaci firmos kontratë 1-vjeçare me klubin. Selaci është aktivizuar edhe më parë me skuadrën tonë dhe tashmë rikthehet për të dhënë sërish kontributin e tij.

more recommended stories