Kamza ndërpret marrëdhëniet me një tjetër titullar

Skuadra e Kamzës bën të ditur nëpërmjet faqes së saj në “Facebook” se ka ndërprerë marrëdhëniet   me një nga lojtarët e saj të rëndësishëm. Bëhet fjalë për Ognjen Roloviç, sulmuesi nga Mali i Zi, i cili ka luajtur 944 minuta në radhët e skuadrës së Kamzës dhe ka realizuar dy gola të rëndësishëm.

Roloviç dhe klubi janë ndarë me mirëkuptim, ndërsa sulmuesi erdhi në verën e shkuar në radhët e kryeqytetasve, ku më parë kishte luajtur me Birkirkaranë në Maltë si dhe me OFK Titograd në Ligën e parë të Malit të Zi.

Kamza në ditët në vijim pritet që të bëjë të tjera përforcime, pasi skuadra synon mbijetesën dhe rivaliteti është i ashpër duke parë edhe lëvizjet që po bëjnë Kastrioti, Luftëtari e Tirana që janë aktualisht në “zonën e ftohtë” të tabelës së renditjes.

E.S./Vipsport.al/