Igli Tare kërkon me çdo kusht lojtarin e Çelsit, kërkon ndihmë edhe nga… Hysaj

Lacio është në kërkim të një mbrojtësi dhe prioritet për italianët është mbrojtësi i Çelsit, David Zapakosta i cili duket se nuk po gjen më hapësira në kampionatin anglez dhe nuk është i preferuari i Sarrit. Në kushte të tilla, drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare synon që të sigurojë shërbimet e tij gjatë merkatos së janarit.

Megjithatë, gjithçka duket e vështirë duke qenë se Sarri nuk mund të lejojë që të largohet Zapakosta, pasi mundtë jetë një alternativë në mbrojtje në raste emergjence. Blutë e Londrës do ta lejonin Zapakostën të largohej, vetëm në rast se te ata shkon një mbrojtës tjetër.

Sakaq, Hysaj është një nga dëshirat e mëdha të Sarrit dhe nëse ai arrin të transferohet në Londër këtë merkato, atëherë gjithçka do të ishte e lehtë për dëshirën e Tares. Ndërkohë, sot ka dalë një tjetër emër në listë te Çelsi dhe bëhet fjalë për mbrojtësin e Sasuolos, Rogeiro. /Erjon Allaraj-VipSport.al/