Igli Tare hedh poshtë zërat për Hysajn: Nuk kam kërkuar kurrë mbrojtës të djathtë

Ka folur sërish për mediet italiane drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare. Për mikrofonët e “Rai Due”, ai është shprehur para ndeshjes me Novarën në Kupën e Italisë se Lacio e synon këtë kompeticioni, ndërkohë që ka hedhur poshtë zërat për blerjen e Elseid Hysajt:

“E kemi në objektivat tanë Kupën e Italisë, prandaj dhe kemi vendosur të luajmë me formacionin më të mirë të mundshëm. Duhet të “përziejmë kartat” në këtë moment. Trajnerit i duhet të punojë me qetësi me organikën që ka dhe kuptohet që jo të gjithë do të jenë të kënaqur në fund.

Mbrojtës i djathtë? Nuk kam folur asnjëherë për një lojtar të tillë në merkato”, – ka theksuar Tare, duke mohuar indirekt afrimin e Hysajt, siç është folur kohët e fundit në Itali. / Vipsport.al