I ofroi ‘mashtrimin e shekullit’ për një sulmues, Çelsi refuzon Barcelonën

Merkatoja në Europë ka hyrë në ditët e saj të fundit në shumë kampionate elitare dhe shumë skuadra, kanë nisur nga puna për të mbyllur shpejt operacionet që kanë në plan. Kështu, Barcelona kërkoi që në skuadër të afronte një sulmues të ri dhe për këtë arsye, hodhi sytë nga Premier Liga.

Në listën e katalanasve, ishte braziliani Uillian i cili aktivizohet me skuadrën e Çelsit. Katalanasit ishin të gatshëm të ofronin mesfushorin që u bë i famshëm në verë për mënyrën se si kaloi te Barcelona, Malkom. Ky i fundit, ka qenë shumë larg pritshmërive të Barcelonës dhe katalanasit janë të gatshëm ta largojnë për të provuar dikë tjetër.

Megjithëse bëhet fjalë për një shkëmbim, ku në moshë Çelsi del më i fituar, blutë e Londrën e kanë hedhur poshtë kërkesën. Sipas ‘Mirror’, Çelsi nuk është i interesuar për shërbimet e 21-vjeçarit, ndërkohë që e sheh si të rëndësishëm sulmuesin 30-vjeçar. Kujtojmë që në verë, Malkom arriti akordin me Romën dhe pasi po bëhej gati të nisej për në Romë ku të gjithë po e prisnin, ai u prezantua në Spanjë te Barcelona. /Erjon Allaraj-VipSport.al/