I kapën spiunin te Lampard, befason Bielsa: Nuk ka asgjë të keqe, e kam bërë edhe më parë

Gjatë ditës së djeshme, mediat britanike nxorën lajmin për një incident të ndodhur në stërvitjen e skuadrës së Derbit që drejtohet nga Frank Lampard. Një person i dyshimtë me dylbi, por shihte stërvitjen e drejtuar nga Lampard dhe pasi u ndalua nga policia, u zbulua se ai ishte një spiun i dërguar nga klubi i Lidsit.

Për këtë çështje, ka folur vetë trajneri i Lidsit, Marselo Bielsa i cili shprehet se Lampard e ka akuzuar shpesh herë për thyerje të rregullave, por pranon se dërgimi i spiunit nuk ka asnjë problem. Sikur të mos mjaftonte kjo, ai tregon edhe një rast tjetër kur ka dërguar spiun.

“Është e vërtetë që ka qenë dikush nga Lidsi. Përgjegjësi i këtij incidenti jam unë. Nuk ka rëndësi nëse kjo është e paligjshme apo jo, ose nëse është e drejtë apo e gabuar. Për mua, Frank Lampard ka thënë shpesh herë që nuk i respektoj rregullat e lojës së drejtë.

Unë jam i vetmi përgjegjës për të, sepse unë nuk e pyeta klubin për ta bërë këtë gjë. Pa u përpjekur aspak që të gjej justifikime, mund të them se këtë praktikë e kam përdorur edhe në Kupën e Botës me Argjentinën. Nuk është e paligjshme pasi këtë e bëjmë publikisht. Flasim në media për këtë dhe disa mendojnë se është e gabuar e disa të tjerë jo”, u shpreh Bielsa. /Erjon Allaraj-VipSport.al/