Hidi pa “dorashka” : E dua një titull kampion, fundi është ende larg

Isli Hidi është duke sfiduar vitet që ka mbi supe dhe Teuta është duke treguar një formë mjaft të mirë. “Gardiani” që ka luajtur në Superioren tonë me disa ekipe dhe ka mbrojtur edhe portën e Kombëtares, po spikat me “Djemtë e Detit”, aty ku “oreksi” është rritur javë pas jave dhe tashmë edhe ai e përmend fjalën titull. Në një prononcim për “Rtshtsport”, Isli Hidi ka pohuar:

“Jemi gati për kampionatin pasi edhe në këtë minifazë, ne po përgatitemi me seriozitet. Që në fillim kemi diskutuar me presidentin për katër vendet e para. Jemi brenda objektivave, ndaj edhe tashmë duhet që të futemi në fushë për fitore”.

Ndër të tjera, Hidi synon që të mos e mbyll tashmë me futbollin e luajtur. Ai ka dëshirë që të vijojë të luajë në nivele të larta, sidomos në Superiore ku edhe thotë se: “ Mbyllja është ende herët, çdo futbollist ka fillimin, por edhe një fund karrierë. Ndaj edhe unë mendoj se kam ende për të dhënë për futbollin shqiptar”,-tha portieri shtatlartë i Teutës, që më parë kanë pjesë e Tiranës, Bylisit e Dinamos në Superiore.

E.S./Vipsport.al/

more recommended stories