Hasanbelliu: Kampion shoh Safet Gjicin, se skuadrën e ka për vend të 5-të

Edmond Hasanbelliu shfaqet rrallë  në media, por kur e bën një gjë të tillë, nuk kursen batutat rreth futbollit shqiptar. Presidenti i Teutës, këtë janar mbush 20 vite në drejtimin e skuadrës durrsake dhe njeh shumë mirë se si funksionon futbolli në vendin tonë ndaj i pyetur rreth luftës për titullin kampion, ai nuk ka rezistuar pa bërë batutën e radhës.

Edhe Teuta është mes rivalëve për titullin kampion, por i pyetur në një intervistë për RTSH se cilën skuadër tjetër do të shihte kampione nëse nuk fitonte ekipi i tij, drejtuesi i durrsakëve ka thumbuar presidentin e Kukësit, Safet Gjici.

“Nëse jo Teuta, ta marrë kush ta meritojë. Por unë shoh si kampion Safet Gjicin. E shoh si Safet Gjici kampion, si skuadër është për vend të pestë”, tha duke qeshur Hasanbeelliu. /vipsport.al/