E zbulon “Vipsport” / Godet Bylisi në merkato, merr sulmuesin e njohur të Superiores

Bylisi ka arritur marrëveshjen me Eri Lamçen, ish-sulmuesin e Dritës së Gjilanit, por edhe të Elbasanit, Teutës e Luftëtarit në Superiore. Lamçja luajti në gjysmën e parë të këtij sezoni në radhët e skuadrës kosovare, kampione në fuqi, të Dritës së Gjilait. Por është larguar nga Kosova dhe është rikthyer në Shqipëri ku edhe ka gjetur akordin me ballshiotët e Bylisit, aty ku ka dhjetë ditë që është pjesë e ekipit, madje duke luajtur edhe në dy miqësoret me Orikumin dhe Apoloninë.

Presidenti Besnik Kapllanaj i Bylisit, ka firmosur sot në zyrat e klubit ballshiot kontratën me Lamçen. Sulmuesi 24-vjeçar pritet që të luajë nesër në miqësoren që Bylisi do të zhvillojë me Skënderbeun në “Tropikal”. Me Lamçen, Kofin apo dhe Antonin, skuadra mallakastriote duket e frikshme në vijën e parë duke pasur në gjirin e vet kualitete por edhe lojtarë që bëjnë diferencën.

Nuk dihet nëse në ditët e ardhshme do të ketë ndonjë afrim cilësor te ballshiotët, të cilët më shumë rëndësi janë duke i kushtuar ndeshjeve miqësore dhe harmonizimit të grupit.

E.S./Vipsport.al/