Gatuzo: Higuain? Të ishte për mua e mbaja në shtëpinë time të ushqehej te unë

Do të qëndrojë apo jo Gonzalo Higuain te Milani? Kjo është pyetja që bën shumëkush mes tifozëve të kuqezinjve, të cilët kanë parë argjentinasin jo në formën e tij më të mirë në këto muaj me fanellën e kësaj skuadre. Për Rino Gatuzon, sulmuesi është një element i rëndësishëm që do të donte ta kishte në ekip përsëri, edhe pse pranon se nuk ka siguri për atë që mund të ndodhë.

“Më ka ndodhur t’u jap këshilla lojtarëve kur kisha më shumë eksperiencë, kam folur shumë me të. Por shpesh është e vështirë të japësh këshilla, pasi karriera e një lojtari zgjat 13-14 vite, koka është e lojtarit, nuk është e imja. Gjëja më e rëndësishme është se kur flet si burrë, të shihesh në sy dhe të thuash të vërtetën.

Nuk e kam kuptuar mirë cilat janë pakënaqësitë e Higuain pasi shoh një djalosh të kënaqur, të përfshirë edhe në dhomat e zhveshjeve. Të shohim çfarë do të ndodhë, ndoshta me një gol na bën të fitojmë trofe. Po të ishte për mua, do ta mbaja në shtëpinë time dhe do t’i jepja për të ngrënë te unë”, ishte batuta e trajnerit të Milanit pas suksesit të sotëm ndaj Sampdorias në Kupën e Italisë. /vipsport.al/