FOTO / Skënderbeu e pret në mars, por KAS i Lozanës nuk ka përsëri datë për korçarët

Shtyhet përsëri gjyqi i Skënderbeut në KAS të Lozanës, ose më saktësisht, nuk caktohet data për zhvillimin e seancës dëgjimore siç kishte parashikuar pak kohë më parë presidenti i korçarëve, Ardian Takaj.

“Jemi lajmëruar për gjyqin, por datën nuk mund ta bëjmë publike, vetëm mund të them se është në muajin mars dhe me siguri deri në maj do të mësohet se çfarë vendimi do të merret”, tha pak javë më parë numri 1 i klubit korçar në një intervistë, duke garantuar gjithashtu se kishte bindjen për fitoren në atë gjyq të cilin tifozët e Skënderbeut e presin me ankth prej shumë muajsh.

Por duket se KAS i Lozanës nuk ka ende një datë të saktë se kur do të jetë gjyqi i caktuar për klubin korçar, i cili fillimisht mendohej se do të zhvillonte këtë seancë në tetor por pak nga pak ka parë t’i shtyhet pafundësisht e tashme rrezikon të mbajë në ankth klubin thuajse deri në fund të këtij kampionati. Dy ditë më parë, KAS ka bërë të ditur datat për seancat dëgjimore të ardhshme dhe deri në fund të muajit mars, nuk figuron askund emri i Skënderbeut dhe çështjes që ka kundër UEFA-s për t’i dhënë fund pezullimit nga Kupat e Europës.

Në këto rrethana, situata me ët cilën përballet Skënderbeu është me të vërtetë shumë e çuditshme, duke llogaritur se praktikisht kalon vitin që nga momenti kur është dhënë vendimi i shkallës së parë në UEFA, në shkurtin e viti 2018. /vipsport.al/