FOTO / Pas pushimeve fillon tmerri për Grezdën, Xherard i bën lojtarët të vjellin

Stiven Xherard kërkon që futbollistët e tij të jenë në maksimum në pjesën e dytë të sezonit ku do të kërkojë të luajë për titullin kampion në Skoci, ndaj në fazën përgatitore që po zhvillon në Spanjë, ka shtyrë në limitet e tyre të gjithë lojtarët pas pushimeve. Skuadra skoceze, në të cilën bën pjesë edhe Eros Grezda, ka udhëtuar drejt Tenerifes ku në temperatura më të larta se normalen po përgatiten për pjesën e dytë të këtij edicioni.

Mediat britanike kanë treguar se Xherard i ka vënë një regjim shumë të rëndë stërvitor duke i shtyrë lojtarët në limite. Kjo shihej qartë në seancën e sotme ku shumë prej lojtarëve dukeshin shumë të lodhur.

Me sa duket, mbrojtësi Xhef Uorall ka qenë ai që e ka përballuar me keq situatën Futbollisti i cili është në huazim nga Notingem Forrest, u ndal në një cep të fushës dhe filloi të villte nga sforcimi i tepërt. Por kjo nuk ka ulur aspak ritmin e Xherard, i cili ka bërë të qartë se vetëm ata që do të përballojnë me sukses këtë fazë përgatitore do të cilësohen të denjë të veshin fanellën e Rejnxhërs në vijimin e këtij sezoni. /vipsport.al/

more recommended stories