FOTO/ Lajme të këqija nga Spanja, dëmtohet sërish Eros Grezda dhe ecën me paterica

Kur të gjithë prisnin që në fazën përgatitore, Eros Grezda të arrinte formën e tij më të mirë dhe të ambientohej me skuadrën e Rejnxhërsit, nga Spanja vijnë lajme jo të mira. Sulmuesi shqiptar është dëmtuar sërish në stërvitje me skuadrën dhe është fotografuar duke ecur me paterica dhe me çizme mjekësore në këmbë.

Nuk dihet ekzaktësisht ende se çfarë problemi ka për Grezdën apo se sa do të duhet të qëndrojë larg fushave, por raportimet e para e lidhin këtë dëmtim me dëmtimin e para disa kohëve, kur luante te Osijeku në Kroaci. Nëse bëhet fjalë për të njëjtin dëmtim, Grezda do të duhet të qëndrojë larg fushave për disa javë të tjera.

Ky dëmtim, mund ta bëjë Grezdën që të humbasë shumë në rendimentin e tij dhe në përgatitjet me skuadrën, duke qenë se edhe konkurrenca në krah është e madhe dhe ka ardhur në një moment ku nuk duhej të vinte. Pas këtij dëmtimi, edhe tifozët kanë nisur të humbasin më shumë besimin te sulmuesi shqiptar, që e konsiderojnë tashmë si një investim të çuar dëm. /Erjon Allaraj-VipSport.al/