Emiliano Vila protagonist, gol për t’iu afruar elitës së futbollit grek

Ndoshta paraqitja e shumë shqiptarëve në Superligën greke ka bërë që të mos bjerë shumë në sy, por Emiliano Vila ka filluar të lërë gjurmë në kategorinë e dytë greke, ku me skuadrën e Kërkyra po mundohen që të rikthehen në elitën e futbollit në këtë vend. Mesfushori i cili ka veshur së fundmi fanellën e Partizanit dhe Skënderbeut, ishte protagonist sot me klubin e tij, duke e ndihmuar që t’i bashkohet Apollon Larisës në vendin e dytë në renditje.

Për Vilën, kjo e sotmja ndaj Irodotos ishte ndeshja e 10 në kampionat me fanellën e klubit të Kërkyra, ku nuk ka qenë zakonisht titullar. Megjithatë, me golin e shënuar në minutën e 79, duke vulosur fitoren 2-90, ai i ka dhënë një sinjal trajnerit rreth aftësive që ka para portës e që mund t’i shfrytëzojë më së miri nëse dot jetë më shumë në fushën e lojës.

Në radhët e Kërkyrës luan një tjetër emër i njohur për kampionatin tonë, ish-portieri i Luftëtarit, greku Kristos Athanasopulos. Megjithatë, ky i fundit është thjesht portier rezervë në këtë klub dhe deri tani nuk ka luajtur asnjë ndeshje në kampionat. /vipsport.al/