Eliminoi PSG-në, djali i Turam: Ende nuk më ka telefonuar babai, Nejmar më dha këshilla

Gingamp arriti të merrte një kualifikim historik për në gjysmëfinalen e Kupës së Francës, duke eliminuar gjigandët e PSG-së me rezultatin 2-1. Vendimtar në këtë takim, ishe Turam i cili arriti të shënonte në minutën e fundit me anë të një penalltie, megjithëse pak minuta më parë e kishte humbur një të tillë.

Në një prononcim për mediat, i biri i legjendës Lilian Turam, u shpreh se ende nuk ka folur me babanë e tij, ndërkohë që tregon se edhe Nejmar i ka dhënë këshilla dhe i ka thënë se ka besim te ai. Sa i përket të ardhmes, Turam është shprehur se nuk ka një plan.

“Kjo ishte një fitore e madhe, ishte shumë e vështirë sepse kur sheh lojtarë si Kavani, të vjen të mendosh se nuk mund t’ia dalësh. Nejmar më tha se beson te unë, të vazhdoj kështu. Babai im ende nuk më ka telefonuar, por tashmë e di se çfarë do të më tregojë për të ardhmen time. Jam i mirë te Gingamp, le të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. E ardhmja në Itali? Askush nuk më ka telefonuar”, u shpreh Turam. /Erjon Allaraj-VipSport.al/