E cilësojnë në shitje, por Çikalleshi vazhdon të shënojë për Goztepe

Sokol Çikalleshi shihet si një nga emrat më të mundshëm për të ndërruar skuadër gjatë merkatos së janarit të Goztepe. Por sulmuesi i përfaqësueses shqiptare duket se nuk po ndikohet nga zërat e merkatos dhe vazhdon të shënojë me klubin tij duke treguar se ka ende për të dhënë në këtë moment për klubin e tij.

Ai u bë sot protagonist në fitoren e Goztepe ndaj ekipit të kategorisë së dytë turke, Pnedikspor, të përfunduar me shifrat 6-3, duke gjetur rrugën e rrjetës në pjesën e dytë të ndeshjes. Çikalleshi u aktivizua në fillimin e pjesës së së dytë, por shënoi golin e pestë për skuadrën e tij në këtë sfidë, duke treguar se ka nuhatje para portës dhe se synon një rol protagonisti në pjesën e mbetur të sezonit.

Në Turqi, Çikalleshin e shohin larg Goztepe duke marrë shkas nga fakti se ka luajtur shumë pak si rrjedhojë e dëmtimeve. Por nëse sulmuesi vazhdon të shënojë rregullisht gjatë ndeshjeve të radhës, nuk është çudi që situata të ndryshojë dhe ai të mbyllë këtë sezon te skuadra turke. /vipsport.al/