E bujshme nga Greqia, Benfika vihet pas mbrojtësit të Kombëtares

Lajmi më i bujshëm i ditës së djeshme në mediat greke, lidhjet me një interesim të Benfikës për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Enea Miahj. Futbollisti që aktivizohet me Panetolikosin ka qenë një nga më të dalluarIT në kampionatin grek, megjithëse nuk luan për një kohë të gjatë, pas atij dëmtimi që mori në miqësore ndaj Jordanisë.

Ka qenë gazeta ‘Record’ ajo e cila e bën të ditur një lajm të tillë dhe shton se interesimi i Benfikës për mbrojtësin shqiptar është konkret dhe se shumë shpejt, pritet që 20-vjeçari të transferohet në Lisbonë, aty ku do të firmosë kontratën e re me Benfikën. Së bashku me Mihajn, në drejtim të Portgualisë pritet që të shkojë edhe një tjetër futbollist nga Panetolikosi dhe bëhet fjalë për Liavasin.

Në muajt e fundit, Mihaj ka qenë një temë diskutimi në Shqipëri e Greqi për shkak të zgjedhjes së tij dhe pasi zgjodhi Greqinë, ishte Panuçi ai që e bindi të rikthehej, duke e aktivizuar vetëm 1 minutë në ndeshjen ndaj Skocisë. Në këtë mënyrë, tekniku italian i dogji mundësinë Mihajt për të zgjedhur Greqinë në një të ardhme. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

more recommended stories