‘Duam edhe ne të jemi si Ikardi’, shokët e sulmuesit vihen pas Uanda Narës

E kritikuar gjithmonë nga tifozët dhe drejtuesit si një femër që prish harmoninë në skuadër, Uanda Nara duket se ka edhe shumë fansa dhe bëhet fjalë për futbollistë të ndryshëm, madje edhe nga ata që luajnë te Interi.

E përditshmja italiane ‘Tutto Sport’ është ajo e cila raporton se shumë futbollistë kanë kërkuar nga Uanda Nara që të jenë nën menaxhimin e saj, për vetë faktin se si ajo vepron me futbollistët. Duke parë kërkesat e shumta që ka për Interin dhe mënyrën se si e kërkon rritjen e pagës për bashkëshortin e saj, ka bërë që futbollistët të shpresojnë që të kenë menaxhere Uandën.

Por, kërkesa është refuzuar nga kjo e fundit, duke qenë se ka 5 fëmijë për të rritur dhe ndërkohë, është edhe opinioniste në një emision sportiv në Itali. Pa përmendur emra të përvetshëm, gazeta italiane raporton se ka futbollistë nga kampionate të ndryshëm në Europë, porr edhe nga Italia e Argjentina, e madje, nga Interi. /Erjon Allaraj-VipSport.al/