Drejtuesit shijakas konfirmojnë Stojkun në krye të skuadrës

Ka zgjatur më pak se 24 orë largimi i Gentian Stojkut, pasi në orët e vona të mbrëmjes së ditës së enjte, shefi I klubit Altin Hoxha bashkë edhe me shefin e sporteve në Bashkinë e Shijakut, Astrit Hoxha e kanë rikthyer trajnerin.

Pavarësisht se nga vetë kampi shijakas dolën e rate Nicës dhe Begesë për të marrë drejtimin e skuadrës, trajnerit Gentian Stojku i është dhënë besim që ai të vijojë punën në krye të Erzenit.

Duke pasur besimin e plotë të drejtuesve shijakas, trajneri elbasanas Gentian Stojku duket se do të vazhdojë që të drejtojë ekipin që synon rikthimin në Superiore. Ndërkohë, shijakasit duket se kanë si synim që të afrojnë edhe dy sulmues për të qenë më të kompletuar në pjesën e mbetur të garës, duke qenë se do të rivalizojnë me Vllazninë, por edhe me Dinamon për vendin e parë në Grupin A.

E.S./Vipsport.al/