Devolli: Erdha me qejf te Kastrioti, më pëlqejnë sfidat e vështira

Në fazën e tretë, Kastrioti do të ketë trajnerin e tretë në krye të stolit, pasi Plori dhe Nica nuk ia dolën të bënin mirë në Krujë. Bledar Devolli, trajneri i ri i krutanëve u shpreh në një prononcim për ‘Supersport’ se është i bindur që skuadra e tij mund t’ia dalë, megjithëse e ka të vështirë. Pikërisht kjo vështirësi, e ka bindur atë të jetë trajner, pasi thotë se i pëlqejnë sfidat e vështira.

“Jam i kënaqur me grupin që kam për momentin në dispozicion, por pres edhe 3-4 futbollistë të tjerë, me të cilët do të punojmë për të futur konkurrencën në ekip dhe për të hedhur në fushë më të mirët. Shpresoj të na vijnë sa më shpejt përforcimet e reja, për të parë se sa mund t’u besojmë. E rëndësishme është të ketë konkurrencë pasi na bën mirë. Shpresoj të vijnë shpejtë pasi ehe ndeshjet miqësore i kemi mbyllur dhe t’i shohim që nga dita e parë dhe shpresoj ta nisim mbarë ndaj Luftëtarit në ndeshjen e parë.

Unë kam ardhur me qejf që të punoj, edhe pse e di se është shumë e vështirë, por shijon më shumë. Më pëlqejnë sfidat dhe me ndihmën edhe të zotit, shpresoj t’ia dalim me sukses në fund”, u shpreh Devolli.