‘Çështja Ronaldo’ dhe merkatoja, befason Alegri: Ramsei? Nuk kam nevojë

Juventusi luan këtë fundjavë ndaj Bolonjas në kuadër të Kupës së Italisë dhe që njëkohësisht është edhe ndeshja e parë për vitin 2019. Në prag të këtij takimi, trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri ka dalë para mediave, duke e vlerësuar maksimalisht kundërshtarin.

I pyetur në lidhje me Ronaldon për problemet me modelen, ai shprehet se portugezi është i qetë, ndërkohë që pret më shumë nga Dibala. Sa i përket Ramseit, Alegri shprehet se nuk ka nevojë për asnjë tjetër dhe se mendjen e ka vetëm te Bolonja.

Ronaldo-Çështja Majorga? “Kristiano është i qetë dhe është trajnuar shumë mirë. Është duke u përgatitur për pjesën e dytë të sezonit dhe sepse ka luajtur më pak ndeshje në ekipin kombëtar.

Ramsei? Unë kam pesë mesfushorë shumë të mirë dhe nuk kam nevojë për askënd, jam mirë. Tani duhet të mendojmë për Bolonjan, pasi ndeshjet e para janë gjithmonë të vështira. Duhet të jemi të kujdesshëm përndryshe mund të humbasim objektivin e parë.

Dibala? Unë pres që Paulo të luajë një ndeshje të mirë nesër si sezonin e kaluar, pasi ka qenë gjithmonë afër shënimit. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm në organizimin e lojës”, u shpreh Alegri. /Erjon Allaraj-VipSport.al/