Borusia Dortmund rrëmben talentin e Bokës për 16 milionë euro

Klubi gjerman i Borusias së Dortmundit nuk lë kurrë jashtë vëmendjes futbollistët e rinj të talentuar, të cilët i merr, i rrit profesionalisht dhe më pas i shet në klube më të mëdha me një vlerë shumëfish më të lartë.

Sipas asaj që shkruan “Sport Bild”, Borusia ka arritur akordin me argjentinasit e Boka Zhunior për mbrojtësin e qendrës Leonardo Belardi.

Klubi gjerman do të derdhë në arkën e Bokës 16 milionë euro, ndërsa lojtari 20-vjeçar, i kërkuar edhe nga shumë skuadra me emër në Europë, do të firmosë një kontratë deri në vitin 2023 dhe do të bashkohet me skuadrën e re në fillim të javës së ardhshme. / Vipsport.al