Barcelona bën prapakthehu, gati të sakrifikojë Kutinjon për Nejmarin

Barcelona ka nisur të mendojë për merkaton e verës dhe pritet që në verë të ketë një lëvizje të bujshme. Katalanasit duket se janë penduar për largimin e Nejmarit dhe duan që ta rikthejnë me çdo kusht në ‘Camp Nou’, e për këtë, janë të gatshëm të sakrifikojnë edhe yjet e skuadrës.

‘London Evening Standard’ raporton se një nga të sakrifikuarit për t’u larguar në merkato, mund të jetë Filipe Kutinjo për të cilin, Barcelona vuajti për ta marrë. Ata e kërkuan ën disa merkato radhazi, por Liverpuli nuk e lashtonte, deri sa u plotësua kërkesa financiare, që arriti në kuotën e 130 milionë eurove.

Por, braziliani duket se nuk po i bind katalanasit dhe është larg pritshmërive të tyre. Në kushte të tilla, ata janë të gatshëm ta sakrifikojnë atë, në mënyrë që të sigurojnë shërbimet e Nejmarit, që te PSG po tregon një nivel të lartë, si në kampionat, ashtu edhe në Europë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/