Armir Grima lë qelinë, ndryshon masa e arrestit për ish-trajnerin e Kombëtares së femrave

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e arrestit për ish-portierin shkodran dhe njëkohësisht ish-trajnerin e Kombëtares Shqiptare të femrave, Armir Grimën, i cili u arrestua në tetorin e vitit të shkuar, madje dhe akuzohej si ishte I përfshirë në afera e sidomos trukime të ndeshjeve.

Fillimisht ndaj Grimës ishte dhënë masa e sigurisë arrest me burg, gjë që i kushtoi atij edhe stolin e Kombëtares së femrave, ndërsa sot masa u ndryshua në arrest shtëpie, duke bërë që ish-portieri i njohur i Vllaznisë dhe Partizanit, të jetë afër familjes, por që do të jetë i penalizuar për të ushtruar aktivitet sportiv.

Kujtojmë që vendin e Armir Grimës në Kombëtaren e femrave e zuri një tjetër shkodran, Vioresin Sinani edhe ky një futbollist që i përket brezit të Grimës në radhët e skuadrës kuqeblu, ku kanë fituar trofe, por edhe kanë luajtur së bashku për disa vite.

E.S./Vipsport.al/