Andre Silva mund të kthehet në Itali, por jo me fanellën e Milanit

Sulmuesi portugez, Andre Silva, ka gjetur veten këtë sezon te Sevilja, pas përvojës negative me fanellën e Milanit në Serinë A. Por lojtari i datëlindjes 1995 mund të kthehet në Itali në fund të këtij sezoni.

“Rai Sport” bën me dije se ka një interesim të fortë nga ana e Juventusit për këtë futbollist, që pëlqehet gjithashtu edhe nga Real Madrid dhe PSG-ja.

Drejtuesit e Seviljes janë gati të blejnë kartonin e Andre Silvës nga Milani, duke paguar shumën e 40 milionë eurove, për ta shitur më pas në qershor për ofertën më të mirë që do të marrin nga klubet e tjera. Sulmuesi portugez ka treguar rritje me fanellën e Seviljes në Spanjë, duke shënuar rregullisht në kampionat. / Vipsport.al