Abibi, nga “trukimet” te refuzimet e oferta e Tiranës: Në Shqipëri nuk u besojnë të rinjve

Alesio Abibi më në fund ka gjetur klubin e duhur për të treguar vlerat e tij, Tiranën, Portieri i talentuar 22-vjeçar ka zënë vendin e titullarit në radhët e bardhebluve duke lënë në stol një emër si Ilion Lika dhe tashmë është një nga emrat më të spikatur të skuadrës kryeqytetase.

Por asgjë nuk ka qenë e thjeshtë për portierin, i cili pasi luajti disa vite në seritë e ulta në Itali, provoi një eksperiencë që u mbyll në mënyrë aspak të aspak të këndshme në Spanjë, me Eldensen e kategorisë së tretë. Klubi thuajse u shkri pasi u zbulua se trukonte ndeshje, me s të cilave edhe ndaj Barcelonës B, ngjarje ku portieri shqiptar nuk ishte përfshirë absolutisht.

Atij iu shfaq mundësia të vinte në Shqipëri dhe portieri e shfrytëzoi, edhe pse në fillim u përball me një “jo” nga Kukësi. Megjtihatë, ai përfundoi të Tirana dhe aty pak nga pak bindi drejtuesit derisa iu dha mundësia për të qenë i pari në portën bardheblu.

“Në Spanjë me mbaroi kontrata e isha i lire. Erdha në Shqipëri për një ekip pretendent, por nuk u arrit akordi se është kultura shqiptare që nuk i jep besim një të riu që vjen nga jashtë, sidomos një portieri. Ajo e Tiranës ishte një ftesë që nuk mund të refuzoja se e gjithë familja ka qenë tifoze me Tiranën, babai, familjarët, të gjithë. Është diçka tjetër kur të thërret një ekip me kaq histori e kur e ke në familje”, tregoi ai në një intervistë për RTSH.

Sipas tij, kjo është një mundësi e artë që i është dhënë në karrierë, ndërsa ka një mësues të mirë si Ilion Lika të cilin nuk e sheh si rival. “Konkurrenca me ka bere mirë se të rrit. Kam pasur Ilion liken gjithmonë në krah, me shumë se konkurrent ka qenë një rritje, më ka ndihmuar shumë. Prita momentin tim dhe po mundohem te jap maksimumin.

Portier te Tirana ka shumë njerëz që ëndërrojnë të luajnë. Nuk është e thjeshtë se si ekip i madh që është në kryeqytet e të gjitha, ka presion, plus situata nuk ka qenë ndër më të mirat, ka vështirësi. Por kur shkon në fushë ka njerëz që luajnë me 100 mijë  vetë e nuk kanë presion. Unë mundohem që presionin ta lehtësoj sa më shumë”, tha Abibi për këtë sezon që po kalon në radhët e bardhbluve. /vipsport.al/