Zhorkaef: Juve nuk e fiton Champions. Penalltia e Ronaldos? Kanë mbetur vetëm 2-3…

Juri Zhorkaef, një nga emrat e mëdhenj që ka luajtur në të kaluarën me Interin, ka komentuar duelin e ndezur kundër Juventusit, rivalitet të cilin e ka përjetuar nga afër në vitet kur ka veshur fanellën zikaltër. Sipas tij, Interi është e vetmja që mund të luajë në çdo moment si e barabartë kundër Juventusit, edhe pse ky i fundit ka marrë një lojtar si Ronaldo.

“Ndonëse te Juventusi kanë fituar shumë në vitet e fundit, e dinë se vetëm Interi di të bëjë një ndeshje lufte ndaj tyre, për klubin, skuadrën dhe karakterin,. Mund të ndodhë një herë Roma, Napoli, Fiorentina, edhe Milani, por… ky është derbi i Italisë, vetëm Interi mund të luftojë kundër tyre”, tha ish-futbollisti francez.

Sipas tij, bardhezinjtë mund të jenë të favorizuar në Itali për të fituar titullin falë afrimit të Ronaldos, por Liga e Kampioneve është gjë tjetër. “Ka respekt të madh për Ronaldon. Te Mançester Junajtid, te Real Madrid dhe tani te Juventusi ka sjellë diçka që mund të ofrojnë pak lojtarë në botë. Mendoj se afrimi i tij në Itali ishte diçka e rëndësishme, ka rritur përsëri nivelin e kampionatit italian, i cili një herë e një kohë ishte i mbushur me futbollistë të mëdhenj. Por për Ligën e Kampioneve duhet pritur, është një turne shumë i gjatë dhe stresues e në fund mbetet vetëm një skuadër.

Juventusi ka mundësi të mëdha, por nuk besoj se do ta fitojë, shoh skuadra më të forta si Mançester Siti e Liverpul, mbi të tjerat. Këtë vit shoh një ekip anglez si fitues”, tha ai.

Ndërkaq, Zhorkaef i kthehet edhe episodit më të famshëm të dekadave të fundit në përballjen mes Juventusit dhe Interit, kontaktin e famshëm Juliano-Ronaldo. “Flasin vetëm ata që thonë se nuk ishte penallti, pasi ata që thonë ishte penallti nuk flasin më, pasi e kanë parë qartësisht në TV. Në Itali kanë mbetur vetëm 2-3 persona që vazhdojnë ta kundërshtojnë”, tha Zhorkaef. /vipsport.al/