Vllaznia piketon afrimet e para në Nigeri, Lici dhe Firat zbulojnë projektin

Prej disa ditësh, dy nga drejtuesit më të lartë të klubit kuqeblu, drejtori teknik Ergin Firat si dhe administratori Suad Lici ndodhen në Nigeri. Fillimisht kanë shkuar në Abuja dhe më pas janë ndalur në Jos, aty ku kanë vëzhguar nga afër talente të futbollit të shtetit afrikan. Madje, nga sa bëhet e ditur është arritur edhe marrëveshja e binjakëzimit me akademinë e njohur “Derby Futboll klub”.

Nga kjo akademi, pjesë e së cilës janë shumë lojtarë që luajnë në kombëtaret e moshave të Nigerisë, pritet që disa prej tyre të vijnë në Shkodër. Madje, fillimisht do të luajnë me ekipin e Vllaaznisë B, ku edhe do të ambientohen me Shkodrën dhe futbollin shqiptar, për të qenë gati për skuadrën e Vllaznisë së Hasan Likës.

Madje, bëhet e ditur, se tashmë që është arritur edhe binjakëzimi me akademinë nigerian, në Nigeri do të shkojë edhe trajneri i kuqebluve, Hasan Lika për të parë më mirë se kush nga lojtarët e rinj do të jetë pjesë e skuadrës së tij.

E.S./Vipsport.al/