VIDEO/ Spektakël madrilen, “Los Blancos” shkatërrojnë modestët e Melila

Janë luajtur dy nga pesë ndeshjet e planifikuara për sot në “Copa Del Rey”, Kupa e Spanjës. Pas fitores së Barcelonës dje, ishte radha e Real Madridit që të zbriste në fushë.

Në “Santiago Bernabeu”, djemtë e Santiago Solarit kanë shpartalluar modestët e Melila me rezultatin 6-1. Asensio dhe Isko kanë dhuruar spektakël në këtë takim, duke i siguruar fitoren Realit që në pjesën e parë.

Në 30 minutat e para të sfidës, Melila u mbrojt mirë, duke mos pësuar, por më pas “furia” madrilene bëri detyrën dhe arriti kualifikimin, duke iu bashkuar Barcelonës në fazën e çerekfinaleve./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Real Madrid – Melila  6-1
Asensio 33’ 35’, Sançez 39’, Isko 47’ 83’, Vinisius 75’ / Kasmi 81’