Uilliam Kordeiro: Me Skënderbeun nuk më kënaq barazimi, duhet të mundim dhe Partizanin

I ardhur si mbrojtës por që luan si sulmues, Uilliam Kordeiro po kalon një moment mjaft të mirë te Kukësi ku edhe ka shënuar gola. Në prag të takimit ndaj Skënderebeut, Kordeiro ka dalë para mediave ku ka pranuar se ndeshja me Skënderbeun është e vështirë, por skuadra luan vetëm për 3 pikët. Në një krahasim me Partizanin, ai nuk ka veçuar asnjërën skuadër, duke shtuar se duhen mundur të dyja.

Ndryshimi i pozicionit? Kam ardhur si mbrojtës i djathtë por edhe në Brazil kam luajtur në pozicione të tjera, si në sulm. Se ku do të jem në fushë, për mua nuk ka rëndësi. Unë do të jap maksimumin kudo që të vendosem. Që ne të arrijmë fitoren dhe objektivat që kemi si grup, an duhet fitore.

Ndeshja me Skënderbeun? Edhe të tjerat kanë gabuar dhe ne vuajtëm nga goli që pësuam. Skuadra tani është më e pjekur dhe e përgatitur, jam i bindur se do të jetë një ndeshje e bukur dhe do të marrim 3 pikë.

Barazim? Një ekip që do të dalë kampion, nuk mund të kënaqet me barazime. Ne kemi punuar mirë këtë javë dhe do të hyjmë në fushë për të fituar dhe për të marrë vetëm 3 pikët.

Jeta në Shqipëri? Jam shumë i lumtur këtu. Klubi më ka pritur mirë dhe për qytetin s’kam asgjë kundër. Jam 100% i mësuar këtu dhe jam adaptuar mirë. Ka pak diferenca në krahasim me Brazilin. Këtu ka m shumë forcë dhe intensitet por unë jam mësuar me këtë stil loje.

Presion nga presidenti? Respektoj mendimin e presidentit, por për ne janë me rëndësi 3 pikët. Për mua më shumë rëndësi kanë pikët për objektivat që kemi.

Merkatoja? Është shumë herët për të folur për largimin. Kam kontratë me Kukësin dhe nuk më pëlqen të shoh shumë nga e ardhmja. Tani jam i lumtur dhe në mbarim sezoni, edhe mund të flasim se çfarë është më mirë për të dy.

Skënderbeu apo Partizani? Të dy ndeshjet do të jenë të mëdha. Nuk shoh nëse njëri ekip është më i fortë apo tjetri. Ne duam të jemi kampionë dhe duhet t’i mundim të dyja”, u shpreh Kordeiro. /Erjon Allaraj-VipSport.al/