

Sezonin e shkuar, Mançester Junajtid dhe Sevilja ishin në “luftë” me njëra-tjetrën, sa i takon çmimit të biletave në ndeshjet mes tyre. Ishin spanjollët ata që nisën gjithçka, duke i shitur biletat për tifozët e Junajtid në një çmim shumë të lartë, plot 100 euro.
Klubi i Junajtid bëri kërkesë për të ulur këto çmime, por Sevilja nuk reagoi, duke detyruar “Djajtë e Kuq” të hakmerren në të njëjtën mënyrë. Kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak presidenti Çeferin, i cili ka thënë:
“Jemi në dijeni të kësaj situate dhe nuk e mbështesim aspak. Jemi vënë në lëvizje për të vendosur një limit në çmimin maksimal të biletave.
Në Bundesligë dhe Premier Ligë, po ecet përpara në këtë aspekt, pasi të dy Federatat kanë pranuar të vendosin çmimin maksimal për biletat mike në 30 euro. E njëjta gjë presim të ndodhë edhe në Champions League”,- përfundoi presidenti i UEFAS.
Veronik Istrefaj – vipsport.al
more recommended stories
Liverpuli dhe Bajerni çmenden pas yllit të Lionit, presidenti Aulas i ofron rinovimin
Liverpuli dhe Bajerni i Mynihut e.
Mançester Junajtid përgatit goditjen e madhe, ofertë faraonike për yllin e Dortmundit
Mançester Junajtid po kalon një moment.
Zgjedhje të detyruara për Ançelotin, Hysaj kthehet titullar në një tjetër pozicion
Napoli kthehet sot në fushë, pas.
Momente frike për Uanda Narën në Milano, interistët i gjuajnë makinën me gurë
Momente frike këtë mëngjes për Uanda.
Leave a Comment