Tragjedia/ Helikopteri i presidentit të Leister u rrëzua vetëm për një… vidë! (Detajet)

Futbolli anglez, por dhe ai botëror, pësoi një tragjedi të madhe disa javë më parë, ku presidenti i skuadrës së Leister Siti u nda nga jeta për shkak të rrëzimit të helikopterit të tij personal.

Viçai u raportua i vdekur vetëm pak orë pas përplasjes tragjike të helikopterit jashtë “King Power Stadium”, së bashku me 4 persona të tjerë.

Por arsyet se pse ky helikopter u rrëzua, nuk ishin zbuluar ende, deri më sot… Policia britanike po investigon shkaqet e aksidentit prej javësh dhe pasi kanë marrë një helikopter të njëjtë me atë që u rrëzua, kanë zbuluar shkakun kryesor të rrëzimit.

Sipas raportimeve të fundit, mungesa e një vide në helikën e pasme, ka bërë që piloti të mos jetë në gjendje të kontrollojë helikopterin, çka ka çuar në përplasjen e tij.

Mësohet gjithashtu se gjatë kontrollit paraprak, gjithçka ka qenë në rregull, por gjatë ngjitjes, vida ka rënë, dhe më pas gjithçka shkoi keq.

Piloti i helikopterit po konsiderohet si hero nga britanikët, pasi ka shpëtuar me mijëra jetë që ishin në vendin ku llogaritej rrëzimi i helikopterit, duke devijuar në parkingun e stadiumit, aty ku ka shumë më pak persona.

Veronik Istrefaj – vipsport.al