Spostohet zyrtarisht një ndeshje e Championsit për arsye sigurie

Një nga ndeshjet e Champions League të javës së ardhshme është spostuar zyrtarisht në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev. Shakhtar Donjetsk do ta presë Lionin në stadiumin e Kievit dhe jo në Kharkiv.

Ky vendim është marrë për çështje sigurie dhe është bërë i ditur zyrtarisht nga klubi ukrainas. Në qytetin e Kharkivit, ku Shakhtari luan ndeshjet e tij si pritës, nuk ka garanci për sigurinë.

Qeveria e Ukrainës ka miratuar për këtë qytet një dekret 28 nëntorin e kaluar, që ka të bëjë me krizën e raporteve me Rusinë. Është menduar se do të jetë më mirë që ndeshja në Champions të zhvillohet në Kiev, ku siguria është 100%. / Vipsport.al/F.R