Spanjë/ Shkëlqejnë të mëdhatë, në Kupën e Mbretit kalohet me goleada (VIDEO)

Janë luajtur sot disa nga ndeshjet e Kupës së Mbretit, ku në fushë kanë zbritur edhe gjigandët e kampionatit spanjoll, si Barcelona, Atletiko Madrid apo dhe Vijareali. Të gjitha këto, kanë arritur të kalojnë në turin tjetër, duke mos e vënë për asnjë moment në diskutim ndeshjen e tyre.

Kështu, Atletiko ka fituar me rezultatin 4-0 ndaj Sant Andreusit me gola të Lemar, Kaliniç, Korrea e Vitolo. Fitore të thellë ka arritur të marrë Vijareali ndaj Almerias me rezultatin 8-0, ndërsa Barcelona ka fituar 4-1 ndaj Leonesas. El Hadadi, Malkom dhe dygolëshi i Denis Suarezit, i kanë dhënë fitoren katalanasve.

Ndërkohë, ka shënuar edhe Adnan Januzaj në fitoren që Real Sociedadi arriti ndaj Selta Vigos me rezultatin 2-0. Zhirona ka mundur Alaveshin 2-1, ndërsa Sevilja ka fituar 1-0 ndaj Vilanovenses. Me shifrat 2-1, ka fituar edhe Valadolidi ndaj Majorkës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Rezultatet

Barcelona-Leonesas 4-1
Vijareal-Almeria 8-0
Atletiko Madrid-Sant Andreu 4-0
Zhirona-Alavesh 2-1
Sociedad-Selta Vigo 2-0
Sevilja-Vilanovense 1-0
Valadolid-Majorka 2-1