Spaleti konfirmon mungesën e Naingolan: Ronaldo? Mos harroni GC3

Nesër në mbrëmje do të luhet ‘Derbi i Italisë’ mes Juventusit dhe Interit, i vlefshëm për javën e 16 të Serisë A italiane. Në prag të këtij takimi, para mediave ka dalë trajneri i zikaltërve, Luçiano Spaleti i cili ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, duke pranuar se do të jetë shumë e vështirë.

Ndërkohë, ai ka folur edhe për gjendjen e skuadrës së tij, ku ka konfirmuar mungesën e D’Albertit dhe të Naingolanit. Sakaq, ka folur edhe për skuadrën kundërshtare, ku më shumë se për Kristianon, ka folur për Kielinin.

“Do të përpiqemi të bëjmë një ndeshje të madhe dhe të marrim rezultatin që duam. Juventusi ka forcë dhe mentalitet brenda lojtarëve. Nuk do të hyjmë në këtë ndeshje për t’u munduar që të ndalim Juventusin, por për të bërë një ndeshje të madhe dhe për të par rrugëtimin tonë për të ardhmen

Ronaldo? Nuk është vetëm ai te Juventus, ka edhe GC3. Kielini është një lojtar fenomenal. Mjafton të shohësh vetë, pesë minutat e fundit kundër SPAL.

Naingolan dhe D’Albert? Ata do të jenë jashtë, pasi nuk mund të riaftësohen për nesër. Kanë nevojë për kohë”, tha mes të tjerash Spaleti. /Erjon Allaraj-VipSport.al/