Solari: Te Reali nuk ka të pazëvendësueshëm, Isko të presë!

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari këmbëngul se nuk e sheh askënd si titullar në formacionin e Realit, pasi ka marrë kritika për aktivizimin e pakët të yllit spanjoll, Isko.

“Ka 24 lojtarë në skuadër, plus talentet nga akademia”,-tha Solari për mediat spanjolle, i cili më pas shtoi: “Unë jam duke i shikuar ata që punojnë me entuziazëm.

Këtë të enjte, luajmë një ndeshje që na lejon për eksperimente dhe shumë lojtarë do të vijnë, ne duam të shohim disa futbollistë të rinj në fushë.

Te Real Madridi nuk ka, dhe asnjëherë nuk ka pasur lojtarë të pazëvendësueshëm. Detyra jote është të diskutosh ata që luajnë dhe ata që nuk luajnë.

Gjithçka është e debatueshme, ajo që duhet të bëjmë është të japim maksimumin tonë për të qenë në dispozicion dhe të japim më të mirën për këtë klub të madh.

Isko? Le të presë mundësinë e tij, të gjithë do ta kenë këtë të drejtë”,- përfundoi trajneri i Realit, Santiago Solari.

Veronik Istrefaj – vipsport.al