Skënderbeu ka gati një sulmues shtatlartë për në janar

Korçarët vitet e fundit kanë funksionuar si klubet e kampionateve të njohura të Evropës sa i përket marketingut me futbollistët, duke shitur shumë lojtarë cilësorë, por njëkohësisht edhe duke afruar shumë talente, të cilët pasi janë afirmuar, më pas janë shitur. Të ardhura të konsiderueshme për klubin korçarë që duket se në janar do të rikthejë një tjetër sulmues që ka qenë i huazuar në ekipe të njohura, në Shqipëri por edhe jashtë.

Bëhet fjalë për shtatlartin nigerian, 21-vjeçarin Xhefri Çarls Çinedu, i cili prej dy sezonesh është pjesë e skuadrës së njohur maqedonase të Rabotniçkit. Madje, në kampionatin e kaluar kaloi një formë shumë të mirë duke shënuar 19 gola. Ndërsa këtë sezon edhe pse po luan si titullar në pjesën dërrmuese të takimeve ka shënuar vetëm 1 gol në kampionatin maqedonas.

Xhefri Çarls, me shumë gjasa do të rikthehet në Korçë duke qenë se luan sulmues pykë, por, edhe në rast se shitet ndonjë prej “xhevahirëve” të Skënderbeut në merkaton e janarit.

E.S./Vipsport.al/