Sinemati: Me dënimin e Skënderbeut mbetëm ne të tjerët jashtë, ai kthehet sërish

Dënimi i Skënderbeut për të mos marrë pjesë 10 vjet në Kupat e Europës, ka dëmtuar rëndë imazhin e futbollit shqiptar dhe këtë e pranon Gëzim Sinemati në emisionin ‘Procesi Sportiv’. Ai shprehet se edhe futbolli në Shqipëri ka probleme, duke qenë se sistemi është i gabuar.

“Futbolli më mirë apo më keq? Duhet t’i themi faleminderit tifozëve që janë optimist. Të gjithë shpresojnë për më mirë, ndërsa ne ët futbollit gënjejmë veten. Kur flitet për sistem dhe kemi sistem të gabuar, nuk e di për çfarë do të flasim. Me dënimin e Skënderbeut jemi dënuar të gjithë. Ai do të hyjë prap në Europë, ndërsa ne do të jemi jashtë sërish.

Kombëtarja? Kemi rënë në grackën e Panuçit por është më keq. Morëm një trajner që nuk ishte trajner. Askujt nuk i bën përshtypje që Kombëtarja ka humbur identitetin dhe nuk ka fytyrën e vet. Ndeshjen me Skocinë e dorëzuam në mënyrë të shëmtuar dhe më pas fituan ndeshjen tjetër. Nuk e lejon të mbushet deri sa derdhet. Edhe loja e arbitrave ka qenë e dyshimtë. Ata që janë mësuar me ulje dhe ngritje të Kombëtares e kuptojnë”, tha Sinemati. /VipSport.al/

more recommended stories