Shehu: Superiorja në kolaps financiar, ja si Federata mbështet evazionin fiskal

Drejtori i Vip Sport, Fation Shehu, ka shpjeguar në studion e “Rubrika Sportive” se situata te Luftëtari tanimë vë në diskutim shpërbërjen e plotë të kësaj skuadre në janar.

“Tani janë aq në krizë sa po e deklarojnë publikisht. Hapi i parë është kur na e thonë në mënyrë miqësore, i dyti është kur e hapin për mediat dhe pastaj e përgënjeshtrojnë një ditë më vonë dhe i treti e i fundit është kur e pranojnë në media vetë. Luftëtari është në krizë, këtë javë ishte faza e fundit. Luftëtari ka një grup të kënaqshëm futbollistësh dhe nuk është aktualisht në këtë situatë nëse nuk do të kishte probleme financiare.

Situata është e komplikuar, se doli një president tjetër u vetëdeklarua drejtues. Pastaj u kthye Tavo. Por shqetësuese është ekzistenca në janar. Meqë lojtarët nuk paguhen prej tre muajsh, u lind e drejta të shkëputin kontratën pa dëmshpërblim. Me 3 muaj e ka lehtësisht të zgjidhshme kontratën e Luftëtarit dhe të gjithë mund të largohen. Kjo është barometri për ekzistencën për Kategorinë Superiore”, tha ai.

Ndërkohë, ai ka shpjeguar edhe arsyet e kolapsit financiar të futbollit tonë. “Pjesa më e madhe e futbollistëve nuk kamë guximin e tyre që të kenë një avokat ose përfaqësues ligjor kur firmosin dhe në pjesën më të madhe të rasteve është klubi që mban 3 kontratat e firmosura me futbollistët, këtu lind abuzimi me deklarimet e rrema në dy institucione të ndryshme. Lojtarët deklarohen në paga minimale në institucione shtetërore, ndërsa kontratat me shifra reale dorëzohen në FSHF. Nuk ka detyrim që FSHF t’ia çojë tatim-taksave, se ajo ka organizatë mbi kokën e saj që është FIFA dhe UEFA. Duke përfituar nga amnistia që ka me klubet, që nuk do t’i bjerë, është bërë e mundur që të bëhet evazion fiskal në bashkëpunim. Shumica e klubeve deklarojnë 20 milionë lekë të vjetra në muaj, por në realitet është 100 milionë lekë në muaj.

Flamurtari ka pasur shumë çështje, se futbollistë të huaj kanë fituar rrogat në FIFA për 70 mijë euro në vit, ndërkohë administratori që ka ardhur në klub, ka shkuar në taksa dhe ka parë që atje e deklaruar ishte vetëm pak. Ndaj i ka lindur e drejta të kërkojë pse në shtet ka paguar aq pak dhe duhet të pagujë borxhe. Por në sistemin futbollistik dhe sistemin me një Federatë që mbështet evazion fiskal, ka dashur të mbrojë institucionin duke lejuar gjyqet e fituara në FIFA. Klubi që ka humbur gjyqin është i detyruar të zbatojë gjyqin e humbur në FIFA, se ka penalitete. Nga ana tjetër, nëse e hedh në gjyq institucionin për evazion fiskal, e ha individi që e ka pasur në administrim klubin.

Më problematike është që jemi i vetmi vend në Europë që nuk ka Shoqatë Futbollistësh, ajo që mbron dhe garanton të drejtat e futbollistëve. Në Itali pasi firmosin kontratën, një kopje e merr shoqata e futbollistëve, është garantuesja. Këtu përveçse nuk kemi shoqata, nuk kanë as kulturën e duhur, mungesë guximi, se këtu futbollistët merren me raport miqësor, nuk ekzistojnë hierarki profesionale.

Pika e tretë se si është shkatërruar sistemi i futbollit, është fakti që siç tha presidenti i Flamurtarit, edhe pse janë paguar shifra të tilla, të deklaruara në tatim-taksa, nuk u licencua për një borxh 200 mijë euro. Ndërkohë, Tirana që nuk ka llogari bankare prej 9 vitesh, nuk deklaron dot pagesën e kontributeve, u licencua nga Federata e Futbollit. Paradoksi lind shumë i madh, kemi ndarje taksidare, për shkak të interesave. Flamurtari opozitar nuk licencohet, por Tirana klub memec do ta licencojë edhe pse është skandaloze në aspektin financiar. Kjo çoi që UEFA dhe FIFA të vëjë nën monitorim Federatën”, shpjegoi Shehu. /vipsport.al/

more recommended stories