Shehi: Ardhja e Nicës na ka sjellë besim, çdo skuadër duhet të na ketë frikë

Mbrojtësi i Kastriotit, i huazuar nga Teuta, Dajan Shehi foli për mediat, duke treguar se ardhja e Nicës në krye të pankinës ka sjellë optimizëm dhe besim në skuadër. 21-vjeçari u shpreh:

“Duket qartë dora e trajnerit, po marrim rezultate pozitive. Fryma në grup që ka sjellë trajneri Nica është çelësi. Kemi punuar shumë gjatë javës. Me Flamurtarin ishte një fitore e artë që na mban në garë për mbijetesën.

Është shumë e rëndësishme dhe mund të cilësohet si finale ndeshja me Tiranën. Do mundohemi të japim më të mirën, është një rival direkt për ne. Me këtë ritëm që kemi treguar këto javë, çdo skuadër duhet të na ketë frikë.

Me dy-tre afrime në janar mund të bëhemi një skuadër edhe më e fortë”,- u shpreh mbrojtësi Shehi, që duket shumë optimist për sezonin e skuadrës krutane.

Veronik Istrefaj – vipsport.al